Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet vendimi për seancën e jashtëzakonshme

Prishtinë | 22 Mar 2019 | 10:46 | Nga Emine Shehu

Është mbledhur Kryesia e Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të vendosë për seancë të jashtëzakonshme për ditën sotme, raporton Ekonomia Online.

Shefat e grupeve parlamentare të partive në Kuvend do të shqyrtojnë kërkesën e 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.

Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues. 

Pas mbledhjes së Kryesisë, siç është paralajmëruar gjatë të enjtes, Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar lidhur me kërkesën e deputetëve nënshkrues. ​

Të ngjashme