Mblidhet Kryesia e Kuvendit, vendos për seancën për shkarkimin e Kurit

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajnë mbledhje me shefat e grupeve parlamentare në objektin e Kuvendit.

Deputetët e Kosovës ende janë të pavendosur për mbajtjen e seancës për mocionin e mosbesimit të LDK-së ndaj Qeverisë Kurti ku edhe vetë janë pjesë e saj.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se për shkak të koronavirusit nuk ka kushte në sallën e Kuvendit që të mbahet një seancë e tillë dhe të rrezikohet shëndeti i të gjithëve.

Ndërsa, deputeti Arban Abrashi tha se duhet të gjendet një zgjidhje alternative dhe të mbahet kjo seancë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme