Mblidhet kryesia e VV-së, diskuton për “valën” e dorëheqjeve (LIVE)

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 15:21 | Nga Valbona Bytyqi

Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku do të diskutohet rreth “valës” së dorëheqjeve të figurave kryesore të kësaj partie.

Themeluesi i kësaj partie, deputeti Albin Kurti ka mbërritur ndër të parët në seli.

Deri më tani janë parë duke hyrë brenda selisë së VV-së: Ismajl Kurteshi, Sami Kurteshi, Hidajet Hyseni, Albulena Haxhiu, Dukagjin Gorani, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Rexhep Selimi etj.

Edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është përgjigjur pozitivisht mbledhjes së sotme të Kryesisë.

Vetëvendosje iu ka dërguar ftesa edhe atyre që janë dorëhequr, por asnjë nga ta sot nuk u dukën te selia. Deri më tani nga VV kanë dhënë dorëheqje kryetari Visar Ymeri; sekretari i Përgjithshëm, Dardan Molliqaj; deputetët Dardan Sejdiu, Aida Dërguti, Shqipe Pantina, Donika Kadaj-Bujupi, Driton Çaushi; kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati; Zgjim Hyseni etj.

Sipas burimeve, mbledhja është thirrur për t’iu kërkuar të dorëhequrve që të anulojnë ato dhe të kthehen në pozitat që kanë pasur.

DREJTPËRDREJT – Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen e Kryesisë

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 10. Januar 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme