Mblidhet Kryesia, merr vendim për mbajtjen e seancave plenare

Prishtinë | 02 Kor 2019 | 10:16 | Nga Besiana Dauti

Shefat e Grupeve Parlamentare do të vendosin për mbajtjen e seancave plenare të radhës.

Në mbledhjen e kryesuar nga nënkryetari Xhavit Haliti pritet të miratohen dhe shqyrtohen një numër i madh i projektligjeve e propozimeve të ndryshme, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite janë pikat e mbetura nga seancat e kaluar si dhe një varg projektligjesh që do ët shqyrtohen për herë të parë.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit;
  2. Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:
  3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pijet e forta alkoolike,
  4. Shqyrtimi i Propozim-Amendamentit nr.26 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuar nga 80 deputetë të Kuvendit,
  5. Votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,
  6. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
  7. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
  9. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,
  10. Votimi në lexim të dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
  11. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  12. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
  13. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,
  14. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës,
  15. Shqyrtimi i Propozim-programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019,
  16. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e zëvendëskryetarit të dytë në Komisionin Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe benificioneve nga sigurimi social dhe propozimet e grupeve parlamentare të PSD-së dhe LVV-së zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.
  17. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës,
  18. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
  19. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave,
  20. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara,
  21. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës 3-javore,
  22. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit që nga paslufta,
  23. Votimi i Propozim – Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë nënshkrues, në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributëdhënës,
  24. Votimi i Propozim – Rezolutës nga Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, në lidhje me mosekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
  25. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës,
  26. Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC.
  27. Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
  28. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
  29. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  30. Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,
  31. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,
  32. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për kompensimin e anëtarëve të këtij Komisioni,
  33. Votimi për shkarkimin e një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
  34. Votimi për emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
  35. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-“KOSTT” Sh.A,

Votimi i raundit të dytë për zgjedhjen e gjashtë (6) anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.

3. Përgatitjet për Seancën plenare të radhës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Interpelanca e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyçi, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, mbështetur edhe nga shtatë (7) deputetë tjerë, në lidhje me gjendjen në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe problemet në arsimin parauniversitar,

5. Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesën së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovë, në lidhje me “Raportin e monitorimit të rekrutimit në Institucionet e Kosovës nga qershori 2018 deri në mars 2019”, të publikuar nga BIRN dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar,

6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social,

11. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA) 2019-2023,

12. Propozim-Vendimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Verifikim dhe Vendosje për Prona,

13. Shqyrtimi i Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupsionit 2019-2023 dhe Planit të Veprimit,

14. Shqyrtimi i Raportit të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2018,

15. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, për vitin 2018,

16. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2018,

17. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2018,

18. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-231 për Inspektoratin Policor,

19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale,

20. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-085 për energjinë elektrike,

21. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-130 për shërbime,

22. Shqyrtimi i Raportit të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2018,

23. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të Performancës – Procesi i Menaxhimit të Grandave dhe Subvencioneve në sektorinë e bujqësisë,

24. Shqyrtimi i Raportit të auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Ndërmarrjes Publike- Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A” për vitin financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2018,

25. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

26. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për media,

27. Interpretimi i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në lidhje me nenin 40 të Rregullores së Kuvendit,

28. Shqyrtimi i Raportit të performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2017,

29. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtares në Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

30. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë në Bordin e Ankesave,

31. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Armend Zemaj, mbështetur edhe nga 9 deputetë të GP të LDK-së, në lidhje me mosrespektimin e të drejtave të punëtorëve përfshirë orarin e stërzgjatur të punës, punësimin pa kontrata pune, pagesa jo të rregullta, si dhe mos respektimi i kushteve të tjera të parapara me Ligj për punëtorët që punojnë në sektorin e shërbimeve, qendrave tregtare, sektorin e ndërtimtarisë, hotelerisë dhe tregtisë,

32. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetit Imet Rrahmani, mbështetur edhe nga 5 deputetë të GP të LDK-së, për debat parlamentar në lidhje me aksidentet në komunikacion që po përfundojnë me vdekje, lëndimeve të rënda trupore dhe dëmeve materiale, mos respektimin e ligjeve të miratuara që rregullojnë fushën e qarkullimit në komunikacion, gjendjen teknike të automjeteve dhe trajnimin e shoferëve të rinj,

33. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina mbështetur edhe nga 11 deputetë tjerë nga GP i PSD-së, për debat parlamentar në lidhje me procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve hetues në Republikën e Kosovës.

4. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme