Mblidhet Kryesia, në rend dite Projektligji për Automjete e zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Cilësisë

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 13:28 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefat e Grupeve Parlamentare janë mbledhur për të vendosur për mbajtjen e seancë së re të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Në rend dite është shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete si dhe Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë për ratifikimin e shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.

Rendi i ditës:

I.     Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II.     Përgatitjet për Seancë plenare:

1.   Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.   Pyetjet parlamentare,

3.   Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

4.   Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,

5.  Zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.     

                                         

Lexo më shumë:

Të ngjashme