Mblidhet Kryesia për caktimin e seancës për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 14:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia është mbledhur për të caktuar seancën e e radhës në lidhje me miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe miratimi i Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, raporton Ekonomia Online.

Rendi i ditës

I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 16, 19 dhe 21 korrik 2021:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

5. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II),

6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+)    (ada numri referues 8116-00-2020)”,

7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-009 për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,  Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

13. Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,

14. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,

15.    Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2020.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 korrik 2021:

13.    Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

IV. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.    Pyetjet parlamentare,

3.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-025 për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,

5.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-027 për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve.

Lexo më shumë:

Të ngjashme