Mblidhet Kryesia, pritet të caktohet seanca për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje

Prishtinë | 02 Pri 2021 | 15:22 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është mbledhur për të diskutuar lidhur me nismën legjislative për ndryshimin e projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, raporton Ekonomia Online.

“Nisma legjislative “Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256””, është thënë në njoftim.

Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar procedurat për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, ku ia mundëson diasporës të votojë në ambasadat dhe konsullatat e shteteve ku ata jetojnë.

Ndërsa në njoftim nuk janë dhënë më shumë detaje se a do të jetë në rend dite edhe thirrja e seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

Të ngjashme