Mblidhet Kryesia, vendos për interpelancën ndaj ministrit Murati për uljen e pensioneve

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 13:24 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur mbledhje, për të vendosur në lidhje me kërkesën për interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu në rend dite është edhe debati parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë Covid-19.

Kujtojmë që Kuvendi gjatë ditës ka diskutuar për Programin e Qeverisë.

Të ngjashme