Mblidhet Kuvendi, debatohet për rritjen e çmimeve

Prishtinë | 30 Qer 2022 | 07:35 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare.

Në rend të ditës është edhe debati parlamentar për masat që duhen marrë në ndihmë të qytetarëve përballë rritjes së çmimeve të produkteve esenciale.

Ndër pikat tjera të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe ai për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë.

Seanca pritet të fillojë në ora 10:00.

Ky është rendi i plotë i ditës për seancën e sotme:

Seanca plenare

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme,
  4. Debat parlamentar për masat që duhet të ndërmerren për të ndihmuar qytetaret të përballen me rritjen e çmimeve në produktet esenciale,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-017 për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave,
  7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021,
  8. Shqyrtimi i Mocionit për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
  9. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesat e Mediave.

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej të hënën por është shtyrë për arsye që nuk janë bërë të ditura.

Të ngjashme