Mblidhet LDK-ja për zyrtarizimin e kandidaturave

Prishtinë | 09 Qer 2021 | 18:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kanë arritur në selinë qendrore të LDK-së, anëtarët e Kryesisë për mbledhjen e kësaj partie ku priten të zyrtarizohen kandidaturat për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit në vend, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhje kanë arritu, ish-ministrja e Financave Hykmete Bajrami, ish-ministri i Mbrojtjes, Anton Çuni, ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, deputetja Besa Gaxherri  etj.

Lidhja Demokratike e Kosovës garon për të parin e Prishtinës me artitektin, Përparim Rama.

Ndërkohë edhe në pesë komuna të tjera janë zyrtarizuar kandidaturat nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Qytetarët e Kosovës pritet t’u drejtohen sërish kutive të votimit në muajin tetor për të zgjedhur drejtuesit lokalë.

Ende nuk ka një datë konkrete se kur pritet të mbahen zgjedhjet, pavarësisht se ka pasur bisedime mes krerëve të partive politike dhe presidentes Vjosa Osmani.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme