Mblidhet sot Qeveria, pritet të hiqet pjesërisht ora policore

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës do të mblidhet sot për të diskutuar rreth masave anti-Covid që do të vlejnë ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor.

Mësohet se Qeveria pritet të marrë vendimin për heqjen e kufizimit të lëvizjes për personat që do të angazhohen zyrtarisht në organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Personat e angazhuar në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor, do të lejohen të lëvizin edhe pas orës 22:00, kur është e ndaluar për qytetarët tjerë.

Heqjen e kufizimit të lëvizjes e ka kërkuar sot edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.

Radoniqi ka thënë se kanë bërë kërkesë në Qeveri për heqjen e përkohshme të orës policorë, për 48 orë për shtunën dhe dielën.

Ndërkaq Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar nga ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, që kufizimi i lëvizjes të hiqet tërësisht, raporton Gazeta Express.

Të ngjashme