Mbretëria e Bashkuar partner i Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit

Prishtinë | 28 Shk 2020 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka pritur në takim njoftues Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në këtë takim ministri Veliu e njoftoi Abbott për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, funksionimin dhe organizimin e ministrisë dhe njëkohësisht e falënderoi për përkrahjen e madhe që i ka dhënë Mbretëria e Bashkuar MPBAP-së, në veçanti Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufirit.

Ministri Veliu theksoi se prioritetet e tij janë ngritja e kapaciteteve të MPBAP-së, parandalimi dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në përgjithësi dhe në veçanti bashkëpunimi ndërkombëtar.

Ministri Veliu ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e tyre përmes grupeve punese dhe ekspertëve në hartimin e akteve ligjore dhe akteve tjera që kanë për qëllim ngritjen e kapaciteteve të departamenteve tona në kuadër të ministrisë.

Ministri Veliu u zotua se do ta thellojnë bashkëpunimin përmes shkëmbimit të përvojave, organizimit të  trajnimeve, vizitave studimore dhe marrëveshjeve të ndryshme që kanë për qëllim funskionalizimin sa më të mirë të MPBAP-së.

Në anën tjetër Abbott tha se Mbretëria e Bashkuar do të jenë partnerë të Republikës së Kosovës në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve të Kosovës.

Të ngjashme