Mbyllen 15 lokale që nuk respektuan vendimin e qeverisë

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 20:30 | Nga Ekonomia Online

Përhapja e virusit Covid 19, bëri që Qeveria të ndërmarrë disa masa parandaluese.

Ndër to ishin mbyllja e të gjitha lokaleve e restoranteve, përveç marketeve ushqimore e farmacive.

Por, një gjë e tillë nuk po respektohet plotësisht nga qytetarët e Kosovës.

Sipas policisë së Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit janë evidentuar 15 raste për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”

Më së shumti raste të tilla kishte në rajonin e Pejës, ku janë evidentuar 5 shkelje të tilla.

Në raportin e policisë thuhet se 3 persona në Istog e 2 në Pejë, janë dërguar në mbajtje pasi që të njëjtin janë hasur duke punuar në lokal.

Rajoni i Gjakovës ka 3 raste të shkeljes së vendimeve të qeverisë, ku pas intervenimit të policisë 2 persona janë liruar në procedure të rregullt ndërsa në Gjakovë 1 person është dërguar në mbajtje.

Edhe rajoni Prizrenit ka 3 raste të mos përfilljes së  vendimit të qeverisë.

Në Prizren 2 persona janë hasur duke punuar në lokalet e tyre e më pastaj janë liruar në procedure të rregullt ndërsa në fshatin Suharekë personi është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë në rajonin e Prishtinës, saktësisht në Komunën e Podujevës janë 2 raste të tilla.

Edhe aty 2 persona nuk respektuan vendimin e qeverisë, e vazhduan punën në lokalet e tyre.

E një rast më i rënd ndodhi në rrugën Gracanicë – Gjilan.

Atje rreth orës 23 e 30 minuta një restorant është gjetur i hapur.

Brenda tij polica ka hasur edhe në myshteri brenda lokalit.

Për më tepër, i dyshuari edhe ka sulmuar zyrtarët policor.

E rasti i fundit është ai i Mitrovicës, ku i dyshuari mashkull vazhdoi punën e tij në lokal deri në intervenimin e policisë, por i njëjti u lirua në procedure të rregullt


Të ngjashme