Mbyllen qendrat e votimit në Drenas

Prishtinë | 18 Dhj 2016 | 19:19 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të gjitha qendrat e votimit në Drenas janë mbyllur në orën 19, sikur është paraparë.

Ekipi i Ekonomia Online ka vizituar Qendrën e Votimit të vendosur në shkollën “Rasim Kiçina” që është më e madhja në komunë.

Menaxheri i Qendrës, Shefqet Bytyqi, tha se në këtë qendër është rritur numri i votuesve për 3% më shume se në raundin e parë që u mbajt më 4 dhjetor.

“Pjesëmarrja (në këtë qendër) ka qenë rreth 44% të votuesve”, tha Bytyqi.

Sipas tij, në këtë qendër nuk ka pasur ndonjë incident i cili do ta prishte rendin dhe të drejtën për të votuar.

Këtë qendër, pak para mbylljes së votimeve, e kanë vizituar dhe zyrtarë të BE-së të akredituar në Kosovë.

votimi-vezhguesit

mbyll-1 mbyll-2 vezhguesit-eo

Të ngjashme