Mbyllen qendrat e votimit në Istog, dalje më e lartë se në zgjedhjet e kaluara

Istog | 17 Dhj 2017 | 19:13 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ibrahim Bytyqi, menaxher i qendrës qendra më e madhe e votimit në komunën e Istogut, e vendosur në shkollën “Haxhi Zeka”, ka konfirmuar se zyrtarisht është mbylu8r votimi për zgjedhjet e përsëritura të balotazhit për kryetar të Komunës së Istogut.

Dalja në këtë qendër, por edhe në shumicën e qendrave tët tjera sipas informatave të para, është më e madhe se në zgjedhjet e fundit, raporton Ekonomia Online.

“Në këto momente sapo u mbyll qendra e votimit. Po fillon procesi i numërimit të votave”, tha Bytyqi, për gazetarët.

“Dalja në zgjedhje ka qenë më e mirë në krahasim më zgjedhjet e kaluara. Dalja ka qenë 44 – 45 për qind”, tha Bytyqi.

Sipas tij, procesi ka shkuar mirë. “Nuk ka parregullsi që vlejnë për t’u theksuar, pavarësisht ankesave të disa anëtarëve të partive të ndryshme, pasi ato janë të zakonshme në procesin zgjedhor”, tha Bytyqi.

Derisa në raundin e kaluar ka pasur disa vërejtje për listat e votuesve, Bytyqi tha se edhe listat kanë qenë të pastruara dhe komplete kësaj radhe. “Nuk ka pasur vërejtje në atë drejtim”, deklaroi Bytyqi, i pyetur nga Ekonomia Online.

Të ngjashme