Mbyllet afati i aplikimit në Vetëvendosje për kandidim për kryetarë komunash

Prishtinë | 03 Kor 2021 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Afati për paraqitjen e kandidaturave për kryetar komune brenda Lëvizjes Vetëvendosje është mbyllur këtë të shtunë në ora 17:00.

Kjo është konfirmuar nga Zyra për Media e Vetëvendosjes për Klankosova.tv.

Arlind Manxhuka nga ky departament ka thënë se nuk e dinë numrin e saktë e aplikacioneve të paraqitura.

“Me siguri se nëpër të gjitha komunat ka të paraqitur kandidatë”.

Afati për paraqitjen e aplikacioneve për kandidaturë brenda VV-së ka qenë i hapur nga 1 deri më 3 korrik.

Të ngjashme