Mbyllet qendra e votimit në shkollën “Faik Konica”

Prishtinë | 22 Tet 2017 | 19:07 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në orën 19 është mbyllur qendra e votimit në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë. Në këtë qendër kanë votuar gjatë ditës presidenti Hashim Thaçi, kreu i Kuvendit Kadri Veseli e zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, raporton Ekonomia Online.

Gjylie Bala menaxherja e qendrës dhe drejtoresha e shkollës, tha se numri i votuesve me të drejtë vote ishte 8013 persona, ndërsa të drejtën e kanë shfrytëzuar 3703, ose 46.2 për qind.

Të ngjashme