Mbyllja e listave zgjedhore po shihet si opsion për ndaljen e manipulimeve brendapartiake të votave

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Pash shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve kanë filluar ankesat e shumta nga kandidatët për deputetë.

Sipas politologut Gurakuq Kuçi ky manipulim bëhet për shkak të vet interesave të subjekteve politike.

“Kjo vjedhja e votave brenda vet subjekteve politike është një sekret publik tashmë. Ata që janë marrë me subjekte politike e dinë se kë do kryetari i partisë apo kryesia e bënë deputet. Pra partia i do deputetë njerëzit e fuqishëm apo ata të që janë të dëgjueshëm ndaj partisë”, deklaroi për RTV Dukagjinin Gurakuq Kuçi.

Belgzim Kamberi nga Instituti për Politika të Sociale thotë se ky problem do të mund të evitohej nëse do të mbylleshin listat zgjedhore.

“Njëra mundësi është që të rriten mekanizmat e sigurisë derisa një tjetër mundësi është që të mbylleshin listat zgjedhore. Me mbylljen e listave eliminohet tërësisht gara në mes individëve pasi pushteti kthehet te partia”, deklaroi Belgzim Kamberi.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se për shkak të dyshimeve të manipulimit me vota, janë arrestuar dy persona gjatë ditës së martë.

Të ngjashme