McAllister fton Gërvallën t’i drejtohet Komisionit për Punë të Jashtme të PE-së

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 21:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, e ka ftuar ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, që të takohet me anëtarët e këtij komisioni.

Ai po ashtu e ka ftuar kryediplomatën e Kosovës, që t’i drejtohet këtij komisioni si një mundësi e mirë për të diskutuar lidhur me prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës.

“Për ministren Gërvalla mbetet prioritet përfaqësimi i Kosovës në institucionet e BE-së për avancimin e agjendës evropiane për vendin”.

Të ngjashme