McAllister i bën thirrje Qeverisë: Hiqeni taksën, është shkelje e MSA-së dhe CEFTA-s

Prishtinë | 02 Mar 2019 | 11:44 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesuesi i delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, ftoi Qeverinë e Kosovës që të rikonsiderojnë vendimin e tarifës 100% të vendosur për produkete serbe, raporton Ekonomia Online.

Madje këtë masë përfaqësuesit e BE-së po e konsiderojnë si shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s si dhe MSA-së.

“Siç e theksova ne duam që dialogu të vazhdojë dhe besojnë që 2019 ka një mundësi. Do të donim që të shikojmë që gjërat të shkojnë përpara ne jemi të paanshëm dhe duam që t’i sjellim dy palët në tavolinë”.

“Miq dhe partnerë të Kosovës, BE-ja dhe shtetet anëtare janë të gjithë dhe po i kërkojnë qeverisë së Kosovë të rikonsiderojë vendimin e kësaj taksës pasi kjo është një shkelje e marrëveshjes së CEFTA-së si dhe MSA-së. Ne kemi qenë shumë të qartë për taksën dhe kemi përsëritur shumë mesazhe gjatë këtyre dy ditëve në Prishtinë”.

McAllister tha se synimi i BE-së është ta kthejë Kosovën dhë Serbinë në tavolinën e negociatave, raporton EO.

“Ne jemi vetëm një ndërmjetësues i ndershëm mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe synimi ynë është ta kthejmë Kosovën dhe Serbinë në tavolinën e negociatave dhe pse jo në fund të kemi një marrëveshje mes dy vendeve”.”Tashmë ka ardhur koha ku duhet vërtetë të rifillojmë dialogun dhe ne rekomandojmë fuqishëm këtë gjë. Pozicioni i bashkuar në raportin e Kosovës dhe Serbisë është që parlamenti evropian vëren që debati për korrigjimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve kjo gjendje multietnike nuk duhet të hidhet poshtë, por duhet të mbrojtur”.

“Parlamenti Evropian konsideron që çdo marrëveshje është e mundshme vetëm kur dy palët pajtohen mes vete”.

Edhe shefja e zyrës së BE-së, Nataalya Apostolova, tha se taksa duhet të pezullohet për t’i dhënë mundësi vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi

“Fryma e marrëveshjes e Stabilizim Sssociimit është shkelur nga tarifa 100%. Me zemër ne e dimë sa është e rëndësishme kjo taksë për Kosovën, por tani ka ardhur koha që të vazhdojmë me dialogun”.

Të ngjashme