McAllister: Qëndrimet e Prishtinës dhe Beogradit janë ende shumë larg

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, vlerësoi përpara vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë se qëndrimet e të dy palëve janë “ende shumë larg” dhe se takimi i sotëm midis presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës Avdulah Hoti mund të jetë vetëm fillimi i normalizimit.

Pas pothuajse dy vjet qetësie, është mirë që përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës po flasin përsëri, por ne nuk duhet të presim zgjidhje të shpejta, tha McAllister për Deutsche Welle.

McAllister vlerësoi se “pozicionet janë ende shumë larg” dhe se “tani është e nevojshme që të dyja palët të tregojnë vullnet dhe angazhim politik”.

Ai thekson se është në interes të BE-së të inkurajojë bisedimet dhe t’i lidhë ato me “një perspektivë të qartë të pranimit në BE”.

“Situata e pazgjidhur midis Serbisë dhe Kosovës mbetet një faktor potencial i destabilizimit për tërë Ballkanin Perëndimor, dhe kështu është me rëndësi politike dhe të veçantë të sigurisë për tërë Evropën,” tha McAllister.

Ai shtoi se Beogradi dhe Prishtina duhet të bien dakord për temat që do të jenë në tryezë dhe zgjidhjen.

McAllister kujtoi që Brukseli në mënyrë të qartë përshëndeti heqjen e taksës së Kosovës për importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. “Ishte një kusht që të ktheheshin të dy palët në tryezën e bisedimeve. Në këtë drejtim, ai vendim i Qeverisë së Kryeministrit Hoti meriton njohje ”, shtoi ai, transmeton Klan Kosova.

Kur u pyet për idenë e shkëmbimit të territoreve, politikani gjerman u përgjigj se rezultati duhet të jetë “pëlqimi” i të dyja palëve, dhe se “pala kosovare përjashtoi kategorikisht mundësinë e shkëmbimit të territoreve në rendin e ditës”.

Politikani gjerman thotë më tej se dera për bashkëpunimin evropiano-amerikan në zgjidhjen e çështjes së Kosovës mbetet e hapur “nëse interesat përkojnë”.

“Por dialogu midis Serbisë dhe Kosovës u drejtua nga BE dhe BE do të vazhdojë ta udhëheqë atë,” theksoi ai.

Kur u pyetën se pse ende nuk ka liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, McAllister kujtoi se Parlamenti Evropian votoi për liberalizim nga një shumicë bindëse.

Të ngjashme