MD thotë se Këshilli Shtetëror për Disiplinë vërtetoi se Nehat Thaçi bëri shkelje

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka shkruar se janë vërtetuar shkeljet e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi.

“Sapo pranuam Vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për shkarkimin e z. Nehat Thaçi – drejtor i SHKK-së. Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë ka vërtetuar shkeljet, keqpërdorimet e tejkalimet ligjore nga tashmë ish-drejtori i ShKK-së, z. Nehat Thaçi”, ka shkruar Sallahu.

Ai thotë se pretendimet e MD-së janë aprovuar si të drejta dhe do të shërbejnë si dëshmi në Prokurorinë Speciale.

“Pretendimet tona që u provuan si të drejta, do të shërbejnë edhe si dëshmi shtesë për Prokurorinë Speciale, ku e kemi dorëzuar kallëzimin penal ndaj të shkarkuarit në fjalë dhe të tjerëve të përfshirë në këto raste. Siç kemi thënë në vazhdimësi, do të jemi të pakompromisë ndaj shkeljeve dhe dukurive tjera negative përbrenda institucioneve”, ka shkruar Sallahu.

Postimi i plotë:

Sapo pranuam Vendimin e Këshillit Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë për shkarkimin e z. Nehat Thaçi – drejtor i SHKK-sëKëshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë ka vërtetuar shkeljet, keqpërdorimet e tejkalimet ligjore nga tashmë ish-drejtori i ShKK-së, z. Nehat Thaçi.Pretendimet tona që u provuan si të drejta, do të shërbejnë edhe si dëshmi shtesë për Prokurorinë Speciale, ku e kemi dorëzuar kallëzimin penal ndaj të shkarkuarit në fjalë dhe të tjerëve të përfshirë në këto raste.Siç kemi thënë në vazhdimësi, do të jemi të pakompromisë ndaj shkeljeve dhe dukurive tjera negative përbrenda institucioneve.Shteti i së drejtës nuk ka alternativë!

Të ngjashme