Më 3 gusht Kuvendi, zgjedhja e kryetarit dhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Prishtinë, 18 korrik – Sot është mbajtur një takim me kryetarët e degëve të LDK-së, njoftoi Zyra për Informim e kësaj partie, duke shtuar se takimin e drejtoi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Në takim u diskutua rreth përmbylljes së procesit zgjedhor brenda LDK-së, që do të kulmojë me Kuvendin e LDK-së më 3 gusht, ku do të zgjidhen kryetari dhe Këshilli i Përgjithshëm, që më së miri do të implementojnë parimet programore të LDK-së. Këto organe udhëheqëse do të përgatisin LDK-në, në ndërlidhje të ngushtë me qytetarët e Kosovës, për fitoret e radhës në zgjedhjet lokale dhe qendrore për t’i dhënë vizion dhe orientim temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet Kosova.

Kuvendi i LDK-së do të ketë karakter solemn ku do të rikonfirmohet puna dhe performanca e LDK-së, fuqia politike dhe lidhja e fuqishme tridhjetëvjeçare e LDK-së me popullin e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme