Më 7 korrik debatohet për mosliberalizimin e vizave për kosovarët

Prishtinë | 01 Kor 2022 | 14:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e radhës të mbahet të enjten, më 7 korrik, njoftoi shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Seanca me pikat e mbetura nga ajo e 1 korrikut do të vazhdojë më 6 korrik.

Kusari-Lila njoftoi edhe se kryesia ka miratuar kërkesën e AAK-së për debat parlamentar lidhur me mosliberalizimin e vizave.

“Është miratuar kërkesa e AAK-së për debatin parlamentar për mosliberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Këshilli i ministrave të BE-së. Derisa vazhdimi i seancës që do t’i trajtojë pikat e pambuluara nga seanca e sotme, është caktuar për të mërkurën 6 korrik nga ora 13:00”, ka thënë ajo.

Të ngjashme