Me ceremoni shtetërore Kurti pranon detyrën si kryeministër

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 10:50 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Garda e FSK-së dhe tepihu i kuq janë bërë gati për të pritur kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i ri pas pranimit të mandatit do të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Votimi i kabinetit të tij qeverisës u bë në seancën e së hënës me 66 vota pro dhe 10 abstenime.

VV-ja si parti fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, të dielën arriti përfundimisht marrëveshje bashkë-qeverisëse më Lidhjen Demokratike të Kosovës, që ishte subjekti i dytë në zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor të vitit të kaluar.

Votimi i Qeverisë Kurti erdhi pas një seance maratonike e cila zgjati plotë 7 orë dhe që u përcollë me akuza dhe kritika nga opozita e posaçërisht nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ekzekutivi i ri në krye me Albin Kurtin do t’i ketë 15 ministri, gjashtë nga këto dikastere qeveritare do të drejtohen nga Vetëvendosje, gjashtë të tjera nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse tre do t’i takojnë minoriteteve.


Të ngjashme