Me flamur dardan e para shtatores së Rugovës, Vjosa Osmani tregon se është LDK

Prishtinë | 02 Tet 2020 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, në mëngjes e së premtes ka shkrepur një fotografi para shtatores së ish-kryetarit të LDK-së, njëherësh ish-president, Ibrahim Rugovës, në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Osmani ka shoqëruar këtë fotografi me mbishkrimin “Mirëmëngjesi” dhe simbolin e LDK-së.

Anëtarja e LDK-së ka vënë maskën me flamurin e Dardanisë, që është simbol i LDK-së.

Image may contain: 1 person, standing, cloud, sky, tree and outdoor
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme