Me Konjufcën kryetar, bien në ujë të gjitha propozimet për marrëveshje VV-LDK

Prishtinë | 26 Dhj 2019 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Adriatik Kelmendi shkruan pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës kryetar i Kuvendit, pa marrëveshje paraprake, shkruan se LDK-ja e mbajti fjalën se ajo nuk do të bëhet bllokuese e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, ky është standard i ri në politikëbërjen kosovare.

“Kjo megjithatë i hedhë në ujë të gjitha propozimet e deritashme të marrëveshjes për themelimin e institucioneve të vendit nga një koalicion qeveritar LVV-LDK, të bëra nga të dyja këto subjekte ndaj njëra-tjetrës”, ka shkruar gazetari i njohur.

“A jemi një hap përpara formimit të një qeverie Kurti të përbërë vetëm nga LLV dhe pakicat, ose drejt zgjedhjeve të parakohshme, mbetet të mësohet në vazhdim”.

Të ngjashme