Me Ligjin e ri, Qeveria do t’i ketë 15 ministri, 3 zv.kryeministra dhe rreth 40 zv.ministra

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 16:08 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka prezantuar Projektligjin për Qeverinë, i cili sipas tij, do të ndihmojë në organizimin dhe funksionimin me efikas të Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Tahirit shtoi se ky ligj ka për qëllim saktësimin dhe llogaridhënien e institucioneve.

“Sot është një ditë e mirë sepse po e vendosim në diskutim publik projektligjin që është i rëndësishëm për funksionimin e Qeverisë. Qëllimi kryesor është ta sforcojmë në kuadër të kornizës”.

“Organizim më të mirë, kompetenca ligjore dhe përgjegjësi të qarta për zyrën e kryeministrisë. Saktësimi dhe llogaridhënia”, u shpreh Tahiri.

Tahiri deklaroi se përkundër Qeverisë Kurti, tani është paraparë ekzekutivi t’i ketë 15 ministri. Por, thotë ai se nuk do të ketë ministra pa portofol.

“Ne kemi vendos që përbërja sipas projektligjit për Qeverinë të ketë kryeministrin,3 zëvendëskryeministra, 15, plus dy ministri në diskrecion të mandatari. 40 zëvendësministra, 259 këshilltarë politikë dhe nëpunës të kabineteve. Nuk ka ministri pa portofol dhe ndalohet krijimi i trupave shtesë me funksione paralele”.

Tahiri ka shpjeguar edhe kufizimet për Qeverinë dhe anëtarët në dorëheqje sipas projektligjit, raporton EO.

“Kufizimet e Qeverisë dhe anëtarëve të saj në dorëheqje. Nuk miraton projekt amendamente kushtetuese, nuk miraton nismën për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare”.

Me tej, Tahiri ka folur edhe për ndalesat e anëtarëve në fushata zgjedhore. Sipas projektligjit parashihet edhe parandalimi i konfliktit të interesit, raporton EO.

“Është e ndaluar shfrytëzim të resursit qeveritar për qëllim te fushatës politike. marrja e vendimeve në formë shpërblyese. premtimi i punësimit dhe financimit”.

“Anëtarët  Qeverisë dhe zëvendësministra nuk mund të ushtrojnë asnjë funksion tjetër publik, në pushtetin lokal e as të ketë marrëdhënie pune në sektorin privat”, u shpreh Tahiri.

Tahiri ka deklaruar se Qeveria Hoti do ta dërgoj në këtë vit Ligjin për Paga në Kuvend.

Ai tha se po presin aktgjykimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Tahirit, iu është bërë padrejtësi e madhe njerëzve që janë të afektuar nga ky ligj.

“Nuk e komentoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese por më duhet të komentoj punën që kemi bërë për atë ligj. Nuk ekziston organizatë që nuk është diskutuar për këtë ligj ka qenë i buxhetuar, është një padrejtësi e madhe që iu ka bërë njerëzve që kanë qenë të afektuar. Jam duke pritur të lexoj aktgjykimin përfundimtar. Këtë ligj qeveria do ta marr me prioritet të madh. do të mobilizohemi që ta dërgojmë këtë vit në Kuvend”, u shpreh Tahiri.

Të ngjashme