“Më mirë mjete për KOSTT-it – se të kthehen policët në arkivolë”, ish-deputeti i LDK-së i reagon Kusari-Lilës

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 20:54 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta i ka quajtur deklaratat e Mimoza Kusarit si më fyeset dhe denigruese që ka ngjarë ndonëherë.

Ai ka thënë se Kusari, Qeveria dhe Grupi Parlamentar i VV-së, duhet t’i kërkojnë menjëherë falje Publike bashkëshortes dhe katër fëmijëve te Heroit të Kosovës, z. Enver Zymberi, sikurse edhe gjithë pjestarëve të Forcave Elitare të ndërhyrjes Speciale ROSU!?

“Deklarata e znj Kusari se “Më mirë mjete prej KOSTT-it për rrymën në veri – se të kthehen policët në arkivolë”!? – është deklarata më fyese dhe denigruese që ka ngjarë ndonjehere, për çdo Hero që ka ra në mbrojtje të Kosovës dhe Sovranitetit e Integritetit territorial te vendit, dhe veçanërisht ofenduese e denigruese për familjen e Heroit Enver Zymberaj si dhe gjithe pjestarët e forcave ROSU, të përfshira atëbotë në aksionin e suksesshem në mbrojtje të çdo cepi të vendit“, ka shkruar Meta.

Më poshtë postimi i tij:

Znj. Mimoza Kusari, Qeveria dhe Grupi Parlamentar i VV-së: T’i kërkojnë menjëherë falje Publike bashkëshortes dhe katër fëmijëve te Heroit të Kosovës, z. Enver Zymberi, sikurse edhe gjithë pjestarëve të Forcave Elitare të ndërhyrjes Speciale ROSU!?

Deklarata e znj Kusari se “Më mirë mjete prej KOSTT-it për rrymën në veri – se të kthehen policët në arkivolë”!? – është deklarata më fyese dhe denigruese që ka ngjarë ndonjehere, për çdo Hero që ka ra në mbrojtje të Kosovës dhe Sovranitetit e Integritetit territorial te vendit, dhe veçanërisht ofenduese e denigruese për familjen e Heroit Enver Zymberaj si dhe gjithe pjestarët e forcave ROSU, të përfshira atëbotë në aksionin e suksesshem në mbrojtje të çdo cepi të vendit!

– S’mbrohet Sovraniteti dhe Integriteti territorial tue e nda mjete, pa qofshin edhe 11 milion znj Kusari!?
Enver Zymberi ishte Oficer i forcave elitare të ndërhyrjes speciale të Kosovës “Rosu” – dhe, për dije të Zonjës Kusari – i nderuar me dekoratën, “Heroi Kosovës” z. Enver Zymberi, ra në krye të detyrës – të “misionit për mbrojtjen e Inegritetit Territorial të Kosovës, e të vënies nën kontroll të pikave doganore në Veri”!

Zonjës Kusari, iu paskan përzi kabllat, me ato të KEDS!?

– Enver Zymberi dhe njësia Speciale Rosu, as s’kanë qenë dhe as s’janë inkasant të KEDS’it!

Edhe njëherë: Znj. Mimoza Kusari, Qeveria dhe Grupi Parlamentar i VV-së: T’i kërkojnë menjëherë falje Publike bashkëshortes dhe katër fëmijëve te Heroit të Kosovës, z. Enver Zymberi, sikurse edhe gjithë pjestarëve të Forcave Elitare të ndërhyrjes Speciale ROSU!?

Të ngjashme