Me moslejimin e zgjedhjeve të 3 prillit në Kosovë, Kurti i bëri dhuratë Vuçiqit

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Ish-diplomati amerikan, Edward P. Joseph, i cili është njohës i mirë i Kosovës, pasi ka qenë dhe zëvendëshef i OSBE-së, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka gabuar me vendimin që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

“Albin Kurti bëri një gabim mbi të drejtën e qytetarëve serbë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet serbe. Një dhuratë e bërë si me porosi për regjimin e Aleksandër Vuçiqit, e cila vjen pikërisht në kohën kur është nën vëzhgimin e BE-së për besnikërinë e tij ndaj Moskës”, ka shkruar Joseph, në Twitter.

Për shkak se zgjedhjet serbe nuk u lejuan të mbahen në territorin e Kosovës, serbët në disa komuna të Kosovës sot protestuan, duke akuzuar Kurtin për shkelje të Marrëveshjes së Brukselit.

Të ngjashme