Me ndryshimin e ligjit synohet zbardhja e fatit të të pagjeturve, Qeverisë i kërkohet ta procedojë në Kuvend

Prishtinë | 05 Kor 2020 | 08:14 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Familjarët e personave të pagjeturve kanë kërkuar plotësim-ndryshimin e ligjit për këtë kategori. Kjo iniciativë ka hyrë në agjendën e programit Qeverisës për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Për këtë ndryshim të ligjit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur e parasheh si kapitull të mbyllur në gjetjen dhe zgjidhjen e të gjitha rasteve.

Koordinatori i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara në një intervistë për Ekonomia Online se çështjet që janë të nevojshme do të adresohen përmes plotësimit ndryshimit të ligjit.

Gara potencoi se ndryshimi i ligjit parasheh avancimin në infrastrukturën institucionale në procesin e të pagjeturve.

“Në vitin e kaluar është miratuar një koncept-dokument për personat e zhdukur. Një nga rekomandimet është mundësia për plotësim-ndryshimin e ligjit aktual. Në agjendën legjislative që është aprovuar është paraparë mundësia e hartimit dhe aprovimit të ligjit për plotësim-ndryshim për persona të zhdukur. Ideja për këtë iniciativë është edhe kërkesë e familjarëve”.

“Janë arritur të evidentohen disa çështje që janë të nevojshme të adresohen, duke filluar nga çështja e emërtimit apo titullit të ligjit dhe çështja e statusit të personave të zhdukur, të avancojmë më bazën ligjore dhe të shqyrtohen mundësitë për një avancim të infrastrukturës institucionale për angazhim dhe përpjekje në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur”, ka thënë Gara.

Kjo çështje është paraparë të bëhet edhe në bashkëpunim me shtetet e rajonit, për personat e zhdukur gjatë luftës në ish-Jugosllavi dhe Bosnjë.

Gara kërkoi që të filloj sa më shpejt ky proces për shkak të ndjeshmërisë që ka si dhe për adresim të mëtutjeshëm.

“Është një çështje e rëndësishme si dhe sfidë që po përballemi. Është pjesë e bashkëpunimeve rajonale që janë zhdukur gjatë luftës së ish-Jugosllavi dhe Bosnjës. Do të jemi të kujdesshëm që të trajtojmë në mënyrë sa më të mirë të mundshme gjatë hartimit të ligjit”.

“Bëjmë përpjekje që çështja e personave të pagjetur të jetë një kapitull i mbyllur në kuptimin e gjetjes dhe zgjidhjes së gjitha rasteve të personave të zhdukur. Është e rëndësishme që sa më parë të fillohet, duke parë kompleksitetin e procesit ka nevojë për një kohë të kujdesshëm për adresimin e mëtutjeshëm të kësaj çështje”, shtoi Gara.

Nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur kanë bërë apel ndaj Qeverisë Hoti që këtë ligj ta dërgoj në Kuvend.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Familjarëve të Personave të Pagjetur, Bajram Qerkini deklaroi se shteti po vazhdon mos përkrahjen ndaj familjarëve të të pagjeturve, siç e quan ai se vetëm për interesa të tyre trokasin në dyert e tyre.

“Koncept dokumenti i cili është përgatitur vonë është mbetur në rrugë. Ky ligj ka ndryshime por shkuan 3 vjet duke premtuar familjarëve. Bëj apel të qeverisë dhe besoj se tash sipas informatave është Rrah Ramaj, i cili e ka djalin të pagjetur. Shteti pa nevojë të tillë pa këtë kategori nuk përfundohet asgjë”.

“Ne kemi vendos që mos të bëjmë protesta si shkak i ndërrimit të qeverive. Por nëse nuk dërgohet në Kuvend do të ndërpresim kontaktet. Shteti e ka kthyer shpinën dhe me kompetencë të plotë e thamë se janë alergjikë, vetëm kur ju duhen bëjnë diçka”, ka thënë Qerkini.

Lexo më shumë:

Të ngjashme