Me një minutë heshtje vazhdon seanca për diskutimin e gjendjes me pandeminë

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 15:17 | Nga Fitore Berisha

Vazhdimi i seancës së djeshme për debatin parlamentar për menaxhimin e pandemisë ka filluar me një minutë heshtje për nder të ditës kombëtare për të pagjeturit dhe 22 vjetorin e masakrës së Mejës, raporton Ekonomia Online.

Deputetët e Kuvendit kanë mbërritur në vazhdimin e seancës ku do të debatohet gjendjen me pandeminë dhe sigurimin e vaksinave anti-Covid, kjo pas  kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës.

I pranishëm në këtë seancë është edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Gjatë ditës së djeshme, deputetët e opozitës kanë akuzuar Qeverinë për keqmenaxhim të situatës me pandeminë. Ndërsa ministri i Vitia tha se gjendja është nën kontroll, ndërsa ka shtuar se është i gatshëm të jap dorëheqje nëse vërtetohet se ka refuzuar nënshkrimin e vaksinave.

Të ngjashme