Me një tubim madhështor Podujeva pret sot Vjosa Osmanin

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Podujevë, ka bërë të gjitha përgatitjet për një tubim madhështor, në qendër të qytetit në Podujevë, sot në ora 12:00, ku do të marrë pjesë edhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani dhe struktura të larta të partisë.

Para nisjes për Podujevë, nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se Llapi ka qenë gjithmonë bastion i LDK-së dhe i tillë do të mbetet edhe pas 6 tetorit.

“Programi qeverisës i LDK-së për mandatin e ardhshëm parash kthimin e investimeve të munguara në këtë anë. Do të ketë projekte konkrete nga të cilat do të përfitojnë të gjithë qytetarët e komunës. Fryma e fitores së LDK-së në zgjedhje gjithmonë është veçantë në Podujevë me njerëz të ndershëm dhe punëtorë”, tha Osmani.

Në tubimin e LDK-së në Podujevë, përveç shpalosjes së Programit qeverisës, do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë nga kjo komunë.

Të ngjashme