Më pak se dy orë deri në përfundim të afatit për aplikim në KQZ, deri më tani kanë aplikuar 17 subjekte politike

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Janë 17 subjekte politike të cilat kanë aplikuar deri në ora 16:00 në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ).

Deri më tani, KQZ ka pranuar aplikimin e 17 subjekteve politike, pra nga 11 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 334 kandidatë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se janë duke  pritur edhe aplikimin e subjekteve të tjera politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 17 subjekteve politike, pra nga 11 parti politike, 1 koalicion dhe 5 iniciativa qytetare, me gjithsej 334 kandidatë”, tha Elezi për Telegrafin.

Afati për aplikimin e subjekteve politike është deri në orën 18:00 të ditës së sotme. 

Të ngjashme