Mediat serbe: Jabllanoviq po punon për Haradinajn

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 16:29 | Nga

Beogradi vazhdon propagandën ndaj politikanëve shqiptarë, por tani po propagandon edhe për serbët që nuk po u binden urdhrave të Vuçiqit.

I njëjti fat po e prinë edhe Aleksandar Jabllanoviqin i cili nuk po u bindur urdhrave nga lartë, konkretisht ai nuk është në një linjë të njëjtë me atë të presidentit të sapo zgjedhur të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe politikat e Beogradit.

Sot, portali serb Blic shkruan, se Jabllanoviq është nën ombrellën e kryetarit të AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, por edhe të presidentit Hashim Thaçi, ndaj edhe ende është i lirë përkundër incidenteve që ka shkaktuar, transmeton lajmi.net.

E njëjta medie thotë, se Jabllanoviq dy vite më parë, derisa ishte kryetar i Listës Serbe, ka marr 100,000 euro nga Haradinaj, duke argumentuar se ajo shumë parash ishte për Listën Serbe, por paratë dyshohet se i ka mbajtur për vete.

Ai më pas u shkarkua nga posti i kryetarit të Listës serbë pasi ishte përfshirë në korrupsion dhe çështje që ishin në dëm të interesave të popullit serb.

Në muajt e fundit, shkruan Blic, Jabllanoviq formoi Partinë e serbëve të Kosovës e themeluar për të ndihmuar Hashim Thaçin për të krijuar Ushtrinë e Kosovës, kjo ishte mohuar nga ai vetë për të njëjtin medium.

Jabllanoviq ishte shkarkuar nga posti i ministrit për kthim dhe komunitete pasi i quajti nënat gjakovare “egërsira”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme