Mediat serbe: Kosova – Vuçiq kundërshton planin e ri të Brukselit

Beograd, 30. novembra 2016. - Deo amblema u sali za konferencije za medije u zgradi Vlade. FOTO TANJUG/ SAVA RADOVANOVIC/ dr
Prishtinë | 19 Nën 2018 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Perëndimi po përdor çdo rast për të ushtruar presion mbi Beogradin, duke e bërë atë që të luajë “sipas rregullave të diktuara nga Prishtina”.

Kështu shkruan Telegrafi serbe në numrin e sotëm, transmeton Klan Kosova.

Në artikull theksohet se Perëndimi poashtu po kërkon nga Serbia dhe presidenti që të kthehen në dialog, pavarësisht asaj se Prishtina nuk ka përmbushur asnjë nga detyrimet e saj sipas Marrëveshjes së Brukselit.

“Kërkesa skandaloze, e përcjellë nga kanalet diplomatike, që në këmbim Serbisë i ofron që BE t`i hap tre kapitujt negociues. Kjo është refuzuar nga Beogradi, njësoj sikurse hedhim poshtë të gjitha” sugjerimet “se ne duhet të ndërpresim bashkëpunimin me Kinën ose distancimin nga Rusia”, i kanë thënë kësaj gazete burime të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme