Mediat serbe: Merkel dhe Macron duan të përfshihen personalisht në dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 05 Maj 2019 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Gazeta serbe “Blic” shkruan se Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë takimit në Berlin janë angazhuar që të përfshihen personalisht në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron gjatë takimit në Berlin janë angazhuar që të përfshihen personalisht në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, kur Kosova të pajtohet për të pezulluar përkohësisht taksën mbi mallrat serbe, mëson “Blici” serb nga burime diplomatike.

Dyshja më e fuqishme evropiane, sipas burimit ‘Blic’ gjatë takimit joformal të liderëve rajonalë të mbajtur në Berlin më 29 prill mori përsipër historinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, transmeton lajmi.net

“Ata e përmendën mundësinë, që nëse taksa që është të vendosura mbi mallrat serbe do të pezullohet për gjashtë apo katër muaj, Merkel dhe Macron në këtë rast personalisht do të hyjë në një dialog midis Beogradit dhe Prishtinës. Siç mund të shihet nga zhvillimet e mëtejshme të marrëveshjes, duket se kjo ofertë nuk është pranuar – thotë burimi i “Blic” nga qarqet diplomatike.

Takimi i radhës që u dakordua në Berlin, do të mbahet më 1 korrik në Paris, në mënyrë që të ketë përpjekje përsëri për gjetjen e një zgjidhje për të vazhduar dialogun.

Të ngjashme