Mediet edhe sot mund të aplikojnë të akreditohen për zgjedhje

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Sot përmbyllet afati për mediet të cilat duan të akreditohen për të përcjell procesin e votimit më 6 tetor, por edhe procedurat tjera që zhvillohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pas ditës së zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Ekonomia Online se akreditimi është i domosdoshëm, pasi vetëm të akredituarit nga KQZ-ja mund t’i përcjellin këto zgjedhje.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani me dhjetëra media e qindra gazetarë, janë akredituar nga KQZ-ja dhe shumë të tjerë janë në proces akreditimi.

Elezi ka shtuar se në këto zgjedhje ka edhe media ndërkombëtare që janë akredituar dhe që do të përcjellin këto zgjedhje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme