Mediet serbe: Dialogu Kosovë-Serbi nis së shpejti

Prishtinë | 17 Gus 2017 | 09:40 | Nga

Sipas raportimit të medieve serbe, dialogu Kosova-Serbi, pritet të vazhdojë së shpejti.

Siç është raportuar nga Blic, presidenti serb Aleksandar Vuçiq pret që vazhdimi i dialogut të bëhet në fund të këtij apo në fillim të muajit të ardhshëm.

Duhet përkujtuar që ndërprerja e dialogut është bërë që në muajin mars të këtij viti, pas ndalimit që iu bë liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj me urdhërarrest të Serbisë në Francë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme