Mediet serbe i japin hapësirë Vjosa Osmanit pasi zhvlerësoi Hotin përballë Vuçiqit

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendi të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka cilësuar si të papërvojë kryeministrin Avdullah Hoti. Sipas saj, kryeministri i Kosovës s’është marrë asnjëherë me procesin e negociatave përballë Serbisë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës e cila është shkarkuar nga pozita e nënkryetares së LDK’së kohë më parë, ka thënë se Hoti përballë ka Aleksander Vuçiqin i cili ka një përvojë më shumë se dhjetë vjeçare në procesin e dialogut të drejtuar nga Brukseli.

“Problemi është që përballë e ka një president i cili e ka mbuluar këtë fushë dhe këtë dialog që së paku një dekadë. E dyta është që nuk ka qenë i përfshirë në asnjë nga proceset e shtetndërtimit, qoftë përgatitjeve rreth shpalljes së pavarësisë, nuk ka asnjë përvojë në negocimin e Pakos së Ahtisarit që t’i dijë detajet e koncesioneve që janë bërë. Ai nuk ka qenë i përfshirë për aq sa jemi ne të njoftuar në negociata intensive në Bruksel, njëherë me Thaçin kryeministër dhe pastaj me Mustafën”, ka thënë Osmani në Rubikon.

Një deklaratë e tillë e Osmanit ka marrë vëmendjen e medieve serbe.

Gazeta serbe “Pravda” ka vendosur titullin “ Kryetarja e Kuvendit: Hoti s’ka shansa përballë Vuçiqit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme