Megjithatë Shpend Ahmeti del “të zgjedhë” kryetarin

Prishtinë | 21 Jan 2018 | 18:48 | Nga

Në zgjedhjet e brendshme të subjektit më të madh në vend për të zgjedhur kryetarin e saj ka votuar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Një fotografi është publikuar në rrjetet sociale, ku Ahmeti shihet duke votuar në njërin prej vendvotimeve të Vetëvendosjes, raporton Persikopi.

Më herët, mediet kishin raportuar se se Ahmeti, së bashku me të dorëhequrit nga partia nuk kanë votuar fare.

Albin Kurti është i vetmi kandidat për kryetar të Vetëvendosjes.

Në zgjedhjet e sotme nuk janë parë duke votuar disa prej të pakënaqurve me zhvillimet brenda VV-së.

Në fletëvotim janë opsionet “për”, “kundër” dhe “abstenoj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme