Mehaj: Karakteri i ushtarakut tonë është formësuar në themelet e historisë së luftërave të lavdishme të kombit tonë liridashës

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj pëmres një postimi në facebook ka njoftuar për mesazhin e tij para ushtarakëve e pjesëmarrësve në Forumin e Sigurisë me temën “Qasja për Zhvillimin e Karakterit në FSK”, e organizuar nga Qendra për Studime Universitare “ Wesley Clark” e Akademisë sonë të Mbrojtjes

Mehaj ka thënë se karakteri i ushtarakut tonë është formësuar në themelet e historisë së luftërave të lavdishme të kombit tonë liridashës.

Ai ka thënë se krahas aspekteve tjera të zhvillimit, në politikat për etikën ushtarake, me interes të veçantë është dhe do të jetë zhvillimi i mëtejmë i forcave të përkushtuara.

“Kjo do të arrihet duke u ofruar ushtarakëve tanë mundësi për zhvillimin ideal të karakterit, kompetencës dhe përkushtimit”.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe uniformë ushtarake

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme