Mehaj në raportim në Kuvend: Planifikojmë të hapim konkurs për ushtarë të rinj dhe të blejmë pajisje ushtarake

Prishtinë | 04 Maj 2022 | 10:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka shpalosur disa nga planet e ministrisë që ai e drejton.

Mehaj ka bërë të ditur se po planifikojnë që të hapin konkurs të ri për ushtarë, si dhe të blejnë pajisje të tjera ushtarake.

Në raportim me ministrin Mehaj ishin edhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes, sekretari i Përgjithshëm, Selvador Elmazi, si dhe gjeneralët Gëzim Hazrolli dhe Nazmi Brahimaj.

Ministri Mehaj e filloi raportimin e tij, duke përmendur disa nga të arriturat dhe sfidat e kësaj ministrie.

“Planifikojmë të hapim konkurs të ri… Kemi investuar në blerje të pajisjeve ushtarake. Blerjet janë të cekura në planin tonë të prokurimit”.

“Sfidat dhe pengesat gjatë mandatit: 3 vitet e fundit kanë qenë sfida për secilin, përballja me COVID-19. Ne kemi vazhduar me planifikimet dhe vaksinimin e komplet Ministrisë së Mbrojtjes që të mos ketë efekt më planifikimet tona”, u shpreh Mehaj, raporton “Ekonomia Online”.

Ai po ashtu foli edhe për raportin e punës së tij.

“Detajet lidhur me temat që keni kërkuar janë përshkruar në raportin me shkrim që e keni pranuar. Në vazhdën e raportimit do i preki disa tema. Do të fokusohem në aktivitetet kryesore 2021, plani kryesor 2022, si dhe planifikimi dhe zbatimin e dokumenteve strategjike, sfidat dhe pengesat në ushtrimin e mandatit..” “Arritjet dhe sukseset në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Buxheti më i lartë ndonjëherë me 102.3 milion euro, avancimi bilaterale me shtetet aleate, rekrutimi i 849 ushtarëve të rijnë, transparencë në rekrut rim. Kur të ceki civilët është me rëndësi çfarë civilë kërkojnë, do të jenë civil specialist prej inxhinierit mekanikut, mjekut, infermierët. Aktivitetet kryesore,  fokus i veçantë për mua është rritja e transparencës dhe llogaridhënies. Prandaj, ju kemi mbajt të informuar me raporte të njëpasnjëshme po edhe publikun e gjerë. Rëndësi i kemi kushtuar dhe bashkëpunimit bilateral, si ushtrime, trajnime e pjesëmarrje në forume të sigurisë, bashkëpunimin me shtetet tjera në fushën e diplomacisë ushtarake”, ka thënë Mehaj.

 “Situata në Ukrainë ka ndikuar në reduktimin e vizitave”.

Ministri Mehaj përmendi disa nga takimet me homologët, si me atë të Austrisë, ministrin e mbrojtjes së Turqisë, ministrin e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut etj.

“Nesër do të kem edhe vizitë edhe nga ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë. Me të gjitha këto takime kam kërkuar që ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në NATO,  në çdo takim kam theksuar që Kosova dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe ne jemi krahë aleatëve”.

“Synimi unë është anëtarësimin në ANTO dhe këtë mund ta arrijmë me një ushtri që përmbush kriteret. Në kudër të këtij synimi është formuar grupi ndërinstitucional për procesin e Partneritetit për Paqe kryesuar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe kemi formuar një trup të veçantë në Ministrinë e Mbrojtjes.”

“Planet kryesore 2022 janë përshkruar në dokumente zyrtare që i keni pranuar me shkrim, për çfarëdo plani që ju intereson mund t’ju prezantojmë gjatë një vizite në Ministrinë e Mbrojtjes”.

“Çështja e buxhetit, shuma në total e ministrisë është 60% më e lartë me vitin e kaluar. 102.3 milionë”.

Ministri Mehaj tutje ka thënë se kanë pasur pesë rekomandime nga zyra e auditorit, ku katër janë të realizuara dhe një është në proces.

LEXO EDHE:

Të ngjashme