Mehaj pranon detyrën e ministrit të Mbrojtjes: Vij nga mërgata, kam lënë familjen t’i shërbej vendit

Prishtinë | 23 Mar 2021 | 14:14 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Armend Mehaj, në një ceremoni zyrtare ka pranuar detyrën e Ministrit të Mbrojtjes nga ish-ministri, Anton Quni. Mehaj tha se do të punojë në avancimin e Forcës të Sigurisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Mehaj një ushtarak i dekoruar me medalje edhe nga Ushtria e Shqipërisë për kontributin e tij në disa misione paqeruajtëse, ka qenë befasia më e madhe nga Kurti për ta emëruar ministër.

Quni derisa u shpreh mirënjohës që ka pasur rastin të udhëheqë këtë ministri, tha se shpreson që objektivat euroatlantike të Kosovës, të vazhdojnë të jenë prioritet edhe për shefin e ri të ministrisë së Mbrojtjes.

“Është kureshtje e madhe të dimë për ju, pasi që mediet po duan të dinë për të kaluarën tuaj. Po them disa fjalë. Kam pasur një ndjenjë shumë të mirë kur kam pranuar detyrën. Po ndjehem po ashtu mirë që kjo përgjegjësi po kalon tek ju me një biografi të pasur ushtarake. Jam i sigurt që me ju të gjitha projektet dhe kauza e vizionet e objektivat tona do të jenë në rrugën e mirë të drejtë. Ne jemi një hap më afër integrimeve euroatkaltike me ju”, tha Quni.

“Ka qenë nder të jem pjesë e një institucioni të respektuar që vlerësohet shumë lartë për performancat e treguara. Jemi në gjendje të marrim përgjegjësi jo vetëm brenda Kosovës, por edhe jashtë. Duke ju njohur personalisht jam i bindur që këtë detyrë po e dorëzoj në duar të sigurta. Ju prezantoj disa dokumente të cilat duhet t’u referoheni filluar nga Kushtetuta”, u shpreh ai.

Nga ana e tij, Mehaj u zotua se do të punojë në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Vij nga mërgata. Kam lënë familjen e punën me i shërby vendit”, tha Mehaj, duke e konsideruar detyrën e ministrit si një sakrificë.

Ai tha se familja e tij gjithmonë ka kontribuar për Kosovën. “Unë s’kam qenë në UÇK, por familja… Unë kam shërbyer në disa misione jashtë”.

“Do të avancojmë Forcën e Sigurisë. Kam respektin me marrë detyrën nga ish-ministri dhe kam emocionet e njëjta si ai. Shumë respekt. Ato punë që janë të mira do të vazhdojnë kurse ato që duan rishikim do të rishikohen. Kemi qëllim të marrin pjesë më misione të jashtme. Ta bëjmë forcën të standardeve ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Lexo më shumë:

Të ngjashme