Mehaj takohet me ambasadoren franceze

Prishtinë | 19 Mar 2022 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Në vazhdën e takimeve me ambasadorët e vendeve partnere, ministri i mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur dje në takim, ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Me këtë rast, Ministri Mehaj me Ambasadoren Butel kanë diskutuar për zhvillimet e reja gjeopolitike pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tyre në rajonin tonë.

Gjithashtu ai e ka njoftuar ambasadoren me interesimin për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Francën në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në funksion të interesave të përbashkëta, si dhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Gjithashtu Ministri Mehaj ka ritheksuar synimet e Kosovës për integrime euroatlantike duke kërkuar edhe mbështetjen e Francës, si vend shumë i rëndësishëm i Aleancës Veriatlantike dhe Bashkimit Evropian.

Të ngjashme