Mehmeti: Askush s’mund të marrë leje për ndërtim nëse s’u krijon qasje personave me nevoja të veçanta

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 13:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AKR-së, për kryetar të komunës së Prishtinës Gëzim Mehmeti, të enjten ka vizituar organizatën “Handikos”, raporton Ekonomia Online.

Mehmeti në takim me udhëheqësit e kësaj organizate u ka garantuar atyre ndarjen e 200 mijë eurove, nga të cilat 50 mijë do të dedikohen për shërbimet primare dhe aktivitetet.

Qasja në të gjitha rrugët e kryeqytetit, sipas Mehmeti, nuk do të jetë më problem për personat me nevoja të veçanta.

Krejt kjo ngase sipas tij, askush nuk mund të aplikojë për leje të ndërtimit pa i plotësuar kushtet e qasjes së këtyre personave.

“Do të ndahen 200 mijë euro, 50 mijë për shërbimet primare dhe aktivitetet. Ky zotim përballohet bazuar në planet buxhetore. Çdo rrugë e re, shtigjet do të jenë sipas standardeve”.

“Edhe ju duhet të jeni më të zhurmshëm ngase janë hartuar ligje pa plane dhe kjo është kompetencë qendrore. Ligji i prokurimit ka qenë kancer për projektet, pra ligjet veç duhet me i zbaruar ne”.

“Janë ndarë 2 milionë për projektet dhe ata që aplikojnë për leje nuk mund të aplikojnë për leje nëse nuk i plotësojnë kërkesat tuaj dhe s’ju japin qasje”.

Drejtori i “Handikosit”, Afrim Maliqi, ia ka dorëzuar, Mehmeti pesë kërkesa që ata i kanë sa i përket qasje më të lehtë në rrugë dhe ndërtesa.

Madje ai ka thënë se edhe ata duhet që të jenë të përfshirë në hartimin e planeve zhvillimore, raporton EO.

“Kompanitë e ndërtimin nuk i plotësojnë kushtet, thonë se nuk iu ka kërkuar askush. Në kërkojmë  përfshirje në hartimin e planeve zhvillimore”.

Të ngjashme