Mehmeti kujton kohë sa merrej aktivisht me sport, zotohet për mbështetjen e sportistëve

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 11:37 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, nga AKR-ja Gëzim Mehmeti, ka vizituar KF “Ramiz Sadiku”, raporton Ekonomia Online.

Ai me këtë rast ka kujtuar kohën sa merrej aktivisht me sport, por edhe është zotuar se do të mbështesë sportistët e rijnë.

“Unë kam lidhje emocionale me këtë vend sepse luaja futboll. Me basketboll vazhdova si sportist. Më vjen mirë se kush merret me sport kanë mendjen e shëndoshë”.

“Unë u zotova se do të rregullojmë tribunat, por gjëja më e rëndësishme është se ato ekipe që punojnë me gjenerata të reja do të kenë më shumë ndihmë nga komuna e Prishtinës. Unë si kryetar do të mendoj për mirëqenien e fëmijëve”.

Kastriot Kasumi, sekretar i shkollës së futbollit “Ramiz Sadiku”, tha se kanë probleme me tribunat dhe parkingun.

“Ende duhet me na ndihmuar sidomos rregullimin e infrastrukturës përcjellëse tribuna dhe janë në gjendje qysh jon kon para 30 vjetëve. Kemi problem me parking, por disa i kemi rregulluar”.

Ndërsa Fatos Dili, asamblist i AKR, theksoi se nga shkolla “Ramiz Sadiku” kanë dalë shumë lojtarë të që tashmë i njeh edhe Evropa, raporton EO.

“Po më vjen mirë që me punën e tij me rrit numrin e kësaj shkolle. Nga këtu kanë dalë shumë lojtarë të mëdhenjve që tash i njeh Evropa Amir Rrahmani”.

Të ngjashme