Meliza-Haradinaj: Kryeministri Hoti nuk bën kompromise në dialog

Prishtinë | 28 Kor 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Punëve të Jashtmen dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, në Komisionin për Punë të Jashtme ka folur sot për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Haradinaj ka thënë se dialogu udhëhiqet nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e për këtë temë janë dakorduar partnerët e koalicionit.

Ajo ka thënë se në dialog shkojnë me dy parime, që të mos diskutojnë për territore dhe që të mbrojnë Kushtetutën.

“Sa i përket dialogut jemi në pajtim që dialogu udhëhiqet nga kryeministri në bazë të dy parimeve, territorial edhe kushtetues, këto thuhen gjithkund në secilin takim, besojmë fuqishëm që kryeministri Hoti nuk bën kompromise në këto parime”, ka thënë Haradinaj-Stublla.

Të ngjashme