Meliza Haradinaj pret në takim shefin e saj: Partneriteti me aleatët strategjikë, orientimi kryesor

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur në takim pune shefin e saj për herë të parë.

Ajo tha se Avdullah Hotit ia ka adresuar prioritetet e dikasterit që ka marrë ta udhëheqë.

“Kënaqësi të prisja sot në vizitë pune Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti. E falënderova Kryeministrin për vizitën, dhe adresova çështjet me prioritet për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës duke e vënë theksin në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit, dhe funksionalizimin e plotë të MPJD-së pas fuzionimit”.

Ajo tha se partneriteti me aleatët strategjikë do të jetë orientimi i saj kryesor në koordinimin e objektivave të politikës së jashtme.

“Zgjatja e dorës së shtetit për diasporën tonë do të bëhet me të gjithë kapacitetin që kemi, duke i trajtuar me dinjitet dhe korrektësi”.

Të ngjashme