Meliza Haradinaj-Stublla bashkëbisedon me ambasadorin e Çekisë, Pavel Bilek

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë me Ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Pavel Bilek.

Haradinaj-Stublla ka theksuar se Kosova është mirënjohëse për angazhimin e Çekisë në mbështetje të konsolidimit ndërkombëtar, në procesin e integrimeve Euro-Atlantike si dhe në proceset e demokratizimit dhe rimëkëmbjes së vendit.

“Kosova dhe Republika Çeke, kanë arritur të ndërtojnë marrëdhënie të mira bilaterale dhe se avancimi i këtij partneriteti politik dhe diplomatik, është në interes dypalësh”.

Të ngjashme